Një 43-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi prej 11 vitesh kërkohej për tentativë vrasje. ‘Ansa’ shkruan se bëhet fjalë për Sokol Elezin, i cili në 2006-ën qëlloi me një levë një 20-vjeçar shqiptar në Vezuolo të Italisë.
Mësohet se Elezi nuk ka vepruar i vetëm, por bashkë me vëllain, ndërsa dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të vjetër familjar.
I riu u plagos në bark dhe në kofshë, ndërsa u shtrua në spital në gjendje të rëndë. Pavarësisht se për disa vite shqiptari iu fsheh policisë, pasi u ndihmua nga bashkatdhetar të tij në Bergamo, pas 11 vitesh në arrati përfundoi në qeli. Sakaq, 43-vjeçari i duhet të vuajë një dënim prej 7 vjet dhe 6 muaj burg.





