Policia italiane ka shkatërruar sot dy organizata kriminale të lidhura me Camorran dhe Ndragheta-n, që vepronin të përqëndruara kryesisht në Romë. 

Mediat italiane bëjnë me dije se operacioni antimafias dhe i karabinierëve u zhvillua mes Romës dhe Napolit dhe përfundoi më së paku 19 të arrestuar mes të cilëve edhe shqiptare.

Mediat italiane kanë identifikuar një nga shqiptarët e arrestuar, me emrin Arben Zogu, i njohur si ultras i Lazio. Ndërkohë që, mësohet se pritet të ekzekutohen edhe urdhra të tjerë arrestesh.

Operacioni nisi në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërsa morën pjesë rreth 200 karabinierë të Komandës provinciale të Romës në bashkëpunim me të Napolit, me helikopterë dhe qenë antidrogë për ekzekutimin e 19 urdhrave të arrestit për 19 persona, mes tyre një grua dhe disa shqiptarë.