DURRËS, 27 tetor 2014 – Grida Duma bën shpesh takime me studentët dhe pas bisedave me ta arrin gjithmonë në një reflektim intelektual. Dhe Facebook për të është një mënyrë për ta ndarë me të tjerët reflektimin. Ja ç’shkruan ajo mëngjesin e djeshëm në profilin e saj:
“Henri Addington thoshte: “…në rini mungesa e kënaqësisë është dhimbje, ndërsa në pleqëri mungesa e dhimbjes është kënaqësi”. Kjo shprehje më vinte ndërmend ndërsa gjendesha me rininë studentore të Forumit Rinor Demokrat,bursistë dhe studentë ekselence në Universitet.
Mes të rinjve, sfida me kohën dhe me vetë jetën është e prekshme. Është e shumëfishtë kur gjendesh me të rinj që janë aktivë në jetën politike, që studiojnë, ndërsa nuk reshtin të kërkojnë të punojnë. Në këto dy ditë, studentët do të mbyllin procesin e regjistrimit dhe do të gjenden në auditore. Sfida jonë është të mos djegim etapën e jetës së tyre, por t’i bashkohemi momentit më të mirë të tyre dhe të kthejmë dijen dhe të studiuarin në sadisfaksion…
Nesër ata do të mbajnë peshën, siç thoshte Malcom Rifkin: “…të bekuar janë të rinjtë, ata do të trashëgojnë borxhin kombëtar”.
Eh, natyrshëm kuptohet se emri Henri përbën një burim frymëzimi për Gridën.





