Të tjera detaje janë zbuluar për kapjen e kamionit me drogë që u ndalua mbrëmjen e sotme në portin e Durrësit.

Shoferi e kishte vendosur lëndën narkotike poshtë dyshekut të tij. I arrestuari është një 40 vjeçar i identifikuar si Drilon Istrefi.

Droga, e cila ka një peshë rreth 2 kg, ishte e ndarë në 4 pako me qese të zezë.

Njoftimi i policisë:

Ne mjetin tip skania te ngarkuar me pelet, drejtuar nga shoferi D.I., gjate kontrollit ne vijen e dyte u konstatuan 4 pako te dyshuara me lende narkotike te llojit heroine.

Keto pako u gjenden te fshehura ne kabine.

Nga nje analize risku e kryer nga punonjesit e Policise Kufitare dhe Dogana, ne vijen e dyte te kontrollit te mjetit, rezultoi se duhej kontrolluar ne detaje.

Hetimet po vijojne dhe per kete shkak nuk mund te jepen me shume detaje.