20-vjeçari që u vetëplagos me armë zjarri, ka ndërruar jetën në spitalin e Fierit. I riu qëlloi veten aksidentalisht në kokë, rreth orës 13.15 të dites se sotme,  në rrethana ende të paqarta.

Viktima quhet Roel Yzeiri dhe nuk mundi t’i mbijetonte plagës në kokë.

I riu u dërgua në spital nga familjarët e tij, të cilët i thanë policisë se djali i tyre qëlloi veten aksidentalisht me armë.

Ndërkohë grupi hetimor është duke punuar për të zbardhur tërësisht këtë ngjarje që u mbyll tragjikisht për të riun.