Një studente shqiptare në Trieste është gjetur në gjendje të rënduar në dhomën e saj por edhe pas ndërhyrjes për rreth një orë të bluzave të bardha nuk ka mundur të mbijetojë.
21-vjeçarja Floriana Xheka është ndjerë keq mbrëmjen e djeshme në shtratin e saj, në dhomën e konviktit. Ka qenë motra e saj që ka telefonuar urgjencën për gjendjen e saj të rënduar, raportojnë mediet italiane.
Ambulanca ka mbërritur në kohë, dhe është munduar për ta mbajtur në jetë për të paktën 1 orë, por që nuk kanë mundur dot ta shpëtojnë. 21-vjeçarja ndodhej në konviktin në rrugën Fabio Severo në Trieste.
Paraprakisht dyshohet se ka humbur jetën për shkak të atakut kardiak.





