ANGLI – Megjithëse nuk ka kaluar shumë kohë nga bërja publike e lajmit se William dhe Kate do të bëheshin prindër, gara e basteve ka nisur dhe është në lulëzim të plotë.
Fëmija i çiftit pritet të lindë në korrik, por tashmë kompanitë e basteve kanë vendosur kuotat për emrin e vogëlushit/es, seksin, peshën, ngjyrën e flokëve etj.
Gjithçka që futet në karakteristikat që do të ketë pasardhësi i pritshëm i familjes mbretërore është përfshirë në baste.
Foshnja do të jetë i seksit femër është kuotuar me 1,91, kundër 2,00 nëse është mashkull. Nëse do të jetë femër Diana është i pari në listën e emrave që mund t’i vihen foshnjes.
Diana, që është emri i nënës së Williams (edhe ajo e lindur në muajin korrik), kuotohet me 5,00. Ndërkohë emra të tjerë të mundshëm janë Elizabeth ose Victoria me 11,00. Ndërkohë nëse do bëhet fjalë për një mashkull emri George duket se mbetet më i preferuari për bastexhinjtë.