Një shqiptar në Itali ka qenë shënjestër e një atentati me armë zjarri.

Ngjarja ndodhi gjatë natës në Acerra në komunën e Campanias.

Persona ende të paidentifikuar e kanë qëlluar me armë drejt Ilir Kadiut, 40-vjeçarit shqiptar, i cili lëvizte me biçikletë, duke e plagosur, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Mediat në Itali thonë se shqiptari është i njohur për autoritetet, pasi më parë ka qenë i arrestuar si pjesë e një bande grabitësish.

Karabinierët po punojnë për rindërtimin e episodit, duke nisur nga vendi i plagosjes. I plagosuri nuk ka dhënë shumë detaje për vendin ekzakt se ku ka ndodhur ngjarja, por thjesht ka deklaruar se ka qenë me biçikletë kur është qëlluar.