Një 45-vjecar, i cili ishte shpallur ne kërkim ndërkombëtar, është arrestuar nga policia.
Në pranga ra Shpëtim Pepa, banues në fshatin Gradishtë te Belshit, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.
Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Florences në Itali, e ka dënuar me 10 vjet e 6 muaj burg, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.
Veprimet e mëtejshme për këtë shtetas do të kryhen nga Zyra e Interpolit Tiranë.





