Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma/ Itali, për "Shfrytëzim prostitucioni".
Sektori për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, si rezultat i një pune të mirëorganizuar, në njësinë Administrative Maqellarë, Dibër, kanë zhvilluar një operacion policor, ku është finalizuar me kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar :
Florjan Zeqja, 24 vjeç, banues në Maqellarë-Dibër.
Ky shtetas është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, pasi Gjykata e Torinos/Itali, ka lëshuar urdhrin e arrestit ndërkombëtar për veprën penale "Shfrytëzim prostitucioni".
I riu është dënuar me 6 vjet burg. Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, po kryen procedurat e nevojshme me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.





