Një 40-vjeçar i cili vuante dënimin në burgun e Fierit ka mbërritur i vdekur në spital. Mësohet se bëhet fjalë për të dënuarin Dritan Zeqiri.
Zeqiri ka mbërritur në spital pa shenja jete dhe është dërguar në morgun e qytetit për ekspertizë mjeko-ligjore.
Janë të paqarta shkaqet që mund t’i kenë shkaktuar vdekjen, ndërkohë që hetimet për rastin kanë nisur tashmë.





