Trajneri i Teutës, Gugash Magani ka folur për triangolaren duke vlerësuar lojën e futbollistëve të tij.

Mendoj se bëmë një paraqitje të mirë përgjatë sfidës së parë me Trepçën. Skuadra funksionoi shumë mirë, sidomos në fazën ofensive. Në fazën difensive pashë që hasëm disa probleme të vogla, gabime të cilat do përpiqemi t’i korrigjojmë. Kemi punuar shumë fort në të gjitha drejtimet përgjatë periudhës së verës dhe tashmë do të presim ndeshjet zyrtare për të parë gjendjen reale të skuadrës”, tha Magani.

Ndërkohë që në Durrës qarkullon emri i Izair Eminit si përforcim i mundshëm, trajneri ka dhënë komentin e tij. “Emini është një nga lojtarët më të mirë të kampionatit shqiptar. Sa kam informacion ka firmosur me skuadrën e Shkëndijës së Tetovës. Nëse do të ketë ndonjë hapësirë që ai të vijë, është i mirëseardhur”, mbylli trajneri.