Me 80 vota pro Kuvendi miratoi nismën për ndryshimet kushtetuese. Në fillim të seancës deputetët e VMRO-së kërkuan që të votohet në mënyrë individuale.
Edhe përkundër votimit me 80 vota pro, VMRO-DPMNE-ja insistoi në votim individual duke u shprehur secili deputet një nga një.
Vlladanka Aviroviq ka votuar pro gjithashtu edhe Sashe Vasilevski, Elizabeta Kançevska-MIlevska gjithashtu ka votuar pro ndryshimeve kushtetuese.
Edhe deputeti Kërste Mukovski nga radhët e VMRO-së ka votuar pro ndryshimeve kushtetuese./Alsat.M