Një 26-vjeçar nga Gjirokastra është nisur me urgjencë me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë, ndërsa ndodhet në gjendje të rëndë.

Policia bën me dije se Vitjan Lluka ishte duke ruajtur gjedhët në një han në  vendin e quajtur “Hani” (kullotë) Subash, kur është plagosur rëndë me lëndë plasëse.

Dyshohet se ai ka qenë duke ecur kur ka shkelur mbi lëndën plasëse, por ende nuk janë qartësuar rrethanat e ngjarjes.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.