Një aksident i rëndë i ka marrë jetën një 22-vjeçari shqiptar në Itali. Mediat italiane shkruajnë se viktimë ka mbetur i riu shqiptar Andi Grori, banor në Castelfranco Emilia, i cili ishte në timon.
Dy personat e tjerë, një 20-vjeçar dhe një 21-vjeçar, që ishin me të në makinë janë plagosur, njëri në gjendje kritike për jetën.
Policia që ka bërë hetimet në vend ka theksuar se në asfalt nuk ka pasur shenja frenimi dhe dyshimet e para janë se shqiptari ka humbur drejtimin e mjetit, ose nga përgjumja, ose se në atë moment ka qenë i papërqendruar në timon.





