Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar nga karabinierët italianë.

 Pas hetimeve disa mujore policia ka bërë të mundur arrestimin e shtetasit Ernaldo Kosiqi në rrugën Ungaretti, Napoli.

Të riut shqiptar i është gjetur 42 kg marijuanë dhe një sasi kokainë, të cilat i janë sekuestruar.

Kosiqi është shoqëruar për në polici dhe do të dënohet për trafik të lëndëve narkotike.