Emri i Cristiano Ronaldos përfundon sërish në dosjet e drogës. Policia rumune ka konfiskuar plot 131 kilogramë kokainë në brigjet e Detit të Zi në vendin e quajtur Kap Aurora.
Një çantë blu që ka dalë në sipërfaqe në brigjet e detit dhe pasi është hapur janë gjetur pakot me drogë, që në pjesën më të madhe të tyre ishte shkruar “CR7”, ashtu siç është edhe shkurtimi i Kristiano Ronaldos.
Kjo nuk është hera e parë që konfiskohen pako droge me imazhin apo inicialet e sulmuesit të Juventusit. Kujtojmë që në dhjetor të vitit 2018, ishte policia franceze që kapi një sasi kanabisi dhe kokaine në disa pako të mbështjella me imazhin e pesë herë fituesit të “Topit të Artë”.





