Finalizohet një tjetër fazë e operacionit policor të koduar “Operacionalja”, për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar.
Kapet në Kukës 31-vjeçari Denis Dina i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Kosova, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.
Ky shtetas rezulton i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Prishtinës/Kosovë, më datë 14.04.2025, i ka caktuar masën e sigurimit “Arrest me burg” për veprën penale “Shkelje e ligjit për lëndët narkotike (kokainë)”, të parashikuar nga Kodi Penal i Kosovës.
Operacioni vijon për kapjen e personave të tjerë të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe kombëtar.