Një shqiptar që kishte mundur t’i shpëtonte operacionit “Tunel” të policisë italiane, është arrestuar në përpjekje për t'u larguar nga Italia.
30-vjeçari Klaidi Kaca u ndalua nga policia në portin e Brindizit, në kohën që po imbarkohej në tragetin që do të nisej drejt Shqipërisë.
Ai ishte shpallur në kërkim nga policia italiane, pas një operacioni kundër një grupi që merrej me trafikimin e kokainës dhe marjuanës nga Shqipëria.
Gjatë operacionit u arrestuan edhe dy shqiptarë të tjerë. Kaca akuzohet për pjesëmarje në aktivitet kriminal e armëmbajtje pa leje.





