Një person i paidentifikuar ka thyer xhamin e përparmë të automjetit me tagë AA 774 TE në Elbasan dhe më pas përdori edhe benzinë për ta djegur.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01.00 të së martës në lagjen “5 Maji” në qytetin e Elbasanit, ku automjeti tip Audi rezulton në pronësi të shtetasit Marsel Karanxha.
Automjeti ishte i parkuar pranë banesës ku jeton Karanxha.
Po hetohet për zbardhjen e ngjarjes.





