Ish-agjenti i FBI Charles McGonigal pranoi se ka marrë 225 mijë dollarë nga “ish agjenti shqiptar”, i cili është identifikuar pikërisht si Agron Neza.
McGonigal është dënuar me 50 muaj burg në lidhje me akuzat për shkelje të sanksioneve amerikane ndaj Rusisë, duke punuar pas daljes në pension për oligarkun rus Oleg Deripaska, të cilin më parë ai e kishte hetuar.
Kujtojmë se SPAK ka nisur një hetim mbi çështjen e Mc Gonigal, ndërsa më herët është pyetur edhe Dorian Duçka.
Në takimin informal me gazetarët, në fund të dhjetorit 2023, kreu i SPAK Altin Dumani duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve informoi se po vijonin hetimet në kuadër të kallëzimit penal që deputeti Gazment Bardhi kishte bërë për këtë çështje në Prokurorinë e Posaçme dhe për të cilin ishte bërë dhe regjistrimi i procedimit penal.