Një i ri ka rënë në prangat e efektivëve të policisë, pasi ka vjedhur një shumë të konsiderueshme parash të kushëririt të rij.
Sipas burimeve zyrtare, i arrestuari Mariglen Lari, 22 vjeç, banues në Lezhë, ka vjedhur në kasafortën e një lokali në Shëngjin, në pronësi të kushëririt të tij, shumën monetare: 7.265 Euro, 120 Paund dhe 45.300 Lekë ( të reja).
Mësohet se 22-vjeçari i kishte hedhur në një kosh mbeturinash lekët e vjedhura për t'i fshehur, ku u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale në ngarkim të tij, do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprën penale ” Vjedhja”





