Media italiane “Giornale di Monza” në edicionin online, ka zbuluar se gruaja shqiptare që u ekzekutua në Itali nga bashkëshorti maroken quhet Fjoralba Nonaj.
Gruaja 34 vjeçe u gjet në gjendje të rëndë në një “Chevrolet” të zezë në rrugën “Romagnosi”. Ajo u transportua në kushte të rënda shëndetësore në spitalin “San Gerardo” në Monza, ku vdiq pak pas mbërritjes.
Raportohet se dy bashkëshortët, të cilët kanë një fëmijë 5-vjeçar, prej disa muajsh nuk jetonin më bashkë. Në momentin e krimit raportohet se në makinë ishte edhe djali i mitur, i cili nuk është lënduar fizikisht.





