Ilir Shkurti, rreth 32 vjeç, është i plagosuri nga të shtënat mbrëmjen e sotme në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. 

Ngjarja ndodhi te “Pallatet Agimi” përpara “Kafe Roma”, ku pas një sherri mes disa personave u përdorën edhe armët e zjarrit. 

Nga të shtënat ka marrë një plumb në këmbë 32-vjeçari. I plagosuri është dërguar në spital dhe mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

Nuk dihet identiteti i personave të tjerë të përfshirë në konflikt dhe as i autorit të plagosjes.