Aurel Licaj është 30-vjeçari i cili qëlloi me armë në zonën e plazhit pranë Ujit të Ftohtë në Vlorë, gjatë një konflikti për vendet e parkimit.

Ngjarja ndodhi rreth orës 12:00, ku Licaj nxori armën e zjarrit që mbante me vete dhe qëlloi në ajër.

Pas ngjarjes, autori u largua me shpejtësi. Shtatë persona janë shoqëruar në komisariat. Policia arrestoi pak minuta më pas një të dyshuar si të përfshirë në konflikt, ndërsa autori vijon të jetë në arrati.