Mediat italiane kanë publikuar identitetin e shqiptarit të vrarë brenda makinës në Perugia të Italisë. Viktima është Eduart Kozi 50 vjeç, i cili kishte marrë një plumb në kokë.

Dyshohet se ai është një nga grabitësit e ngjarjes të ndodhur ditën e djeshme në Ponte Felcino, ku disa persona grabitën një dyqan cigaresh. 50-vjeçari shqiptar u gjet i vdekur brenda një automjeti Audi A4 të braktisur në anë të rrugës.

Viktima kishte ende maskën dhe dorezat që kishte përdorur në grabitje. Ai dhe bashkëpunëtorët e tij u arratisën me automjetin tip Audi, por në ndjekje të tyre u vendos policia dhe një roje. Gjatë ndjekjes pati edhe shkëmbim zjarri.

Është e paqartë nëse shqiptari u vra nga plumbat e karabinierëve apo të policisë. Policia vazhdon ende hetimet.