Ditën e sotme është bërë i mundur identifikimi nga familjarët i trupit të pajetë i cili u gjet ditën e djeshme në veri të Sazanit në ujë. Bëhet fjalë për 46-vjeçarin Ardian Hitaj, banues në Vlorë.

Nga hetimet e kryera, dyshohet se personi ka humbur kontaktet me familjarët më datë 11.04.2017, duke peshkuar në Karaburun.

Nga këqyrja që i është bërë trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Sipas ekspertizës mjeko-ligjore ka rezultuar se shkaku i vdekjes është mbytja në ujë.