Hetimet për vrasjen e avokatit grek Mihalesi Zafeiropoulos kanë marrë një tjetër kthesë. Njëri prej autorëve të dyshuar të vrasjes, është rishfaqur dhe ka lënë një shënim për policinë greke.
Ai është Aleksandër Mata ose Eno Mata.
Mediat greke thonë se mëngjesin e së mërkurës, Eno Mata dhe disa shqiptarë të tjerë grabitën një argjendari në rrugën ‘Zografou’ në Athinë.
Para se të largohej, Mata la një shënim për policinë greke.
‘Sa i përket çështjes së z.Zafeiropoulos, jemi të dy viktima. Unë di të mbaj përgjegjësinë time. Nëse do ta dija si do të shkonin punët, nuk do të bëhej kështu siç u bë. Po, unë vjedh, por nuk jam vrasës’.
Kjo është letra e Eno Matës, ku në fund të letrës kishte lënë shënimin ‘Maradona-këmbëshpejti’.





