Një 54-vjeçar është arrestuar pasi ishte dënuar në mungesë për veprën penale “Falsifikim dokumentesh”.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar ndaluan shtetasin në kërkim Flamur Dema, 54 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 1 vit burgim, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale