Një 25-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim në vitin 2019 për trafikim të lëndëve narkotike është arrestuar nga policia.

Mësohet se i arrestuari është Klajdi Reka, i cili ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e kishte dënuar me 7 vite burg për trafikim të lëndëve narkotike.

Reka ishte shpallur në kërkim prej dy vitesh, pasi në muajin maj të vitit 2018, u kap në Kakavijë, teksa kalonte 20 kg kanabis.

Ngjarja

23 vjeç, në atë kohë, Klajdi Reka bashkë me mikun e tij Raul Bodlli nga Shijaku, u arrestuan pasi në makinën tip Benz me targa AA864TV që drejtohej nga Bodlli, kishin futur 20 kg kanabis. 

Ata tentuan që të kalonin te pika doganore ‘Tre Urat’ në orën 14:30, por pas një verifikimi dhe dyshimeve u zbulua se në makinë kishte drogë. Makina u shoqërua për kontroll në skaner në Kakavijë, ndërsa dy të rinjtë u arrestuan. Në rrethana të paqarta, Reka është lënë i lirë ose është arratisur, ndërkohë GKKO-ja ek a dënuar në mungesë më 7 vite burg për trafik të lëndëve narkotike.