Një shqiptar 38-vjeçar, cili jetonte në Arona (në Meina të Italisë), humbi jetën dje në ujërat e liqenit Maggiore. Viktima i identifikuar si Festim Brankollari, u nxor disa orë pas kërkimeve nga zhytësit e Brigadës së Zjarrit.
Trupi i pajetë i gjet në njëzet metra thellësi dhe njëqind metra larg bregut në shtrirjen e liqenit pranë skelës ku ankorohen anijet.
Alarmi u lëshua në orën 6.00 të mëngjesit të së premtes nga disa turistë, të cilët kishin parë nga dritaret e hotelit përpjekjet e dështuara të shqiptarit për të dalë nga uji.
Brankollari, ishte futur në ujë për të nxjerrë në breg një varkë me pedale, e cila ishte spostuar nga era në mes të liqenit. Por gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç duhet dhe ai humbi jetën në vendin e punës.





