Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mëngjes në Itali, ku ka humbur jetën një shqiptar. Sipas mediave lokale, nga përplasja e dy makinave mbeti i vdekur shqiptari 25-vjeçar, i identifikuar si shtetasi Rajmond Thacina.

Makina ku ndodhej shqiptari dhe një grua 28-vjeçare rumune, është rrotulluar disa herë në ajër dhe më pas ka përfunduar jashtë rrugës.

I riu shqiptar ka vdekur në vend, ndërsa vajza rumune dhe shoferi i makinës tjetër janë në gjendje të rëndë në spital.