Policia Kufitare në Portin e Durrësit parandalon dhe godet një tjetër tentativë për trafikim të lëndëve narkotike me destinacion Italinë.

Janë sekuestruar 6 kg e 105 gramë lëndë narkotike e dyshuar Marijuanë dhe është arrestuar në flagrancë një shtetas italian, drejtuesi i makinës ku u gjet droga.

I arrestuari është Piero Mormina, 60 vjeç, banues në Itali.

Gjatë kontrollit të imtësishëm të ushtruar në vijën e dytë të mjetit tip Fiat, në pjesën e poshtme të mbrapakolpit u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 6 kilogramë e 105 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Marijuanë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale "Trafikimi i lëndëve narkotike" parashikuar në nenin 283 /a të Kodit Penal.