Gledis Kraja, i riu që u qëllua me automatik mbrëmjen e sotme ka ndërruar jetë. Kraja nuk i ka mbijetuar dot atentatit që iu bë me automatik.
Krajës iu bë pritë teksa lëvizte me automjetin e tij në lagjen “Daniel Matlija” në Shkodër. Disa persona, ende të paidentifikuar i kanë zënë pritë dhe e kanë qëlluar me automatik.
I riu Gledis Kraja, 23 vjeç, është transportuar për në spitalin e Shkodrës, por nuk ka arritur t’u mbijetojë dot plagëve të marra. Ende nuk dihen autorët e ngjarjes, ndersa policia ka nisur hetimet.
“Rreth orës 21:55, në lagjen Daniel Matlija, pranë një marketi, Shkodër, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri, shtetasi G.K, 23 vjec banues në lagjen Perash, Shkodër, i cili sapo ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, dhe grupi hetimor i cili po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje. Forcat e Policisë të DVP Shkodër dhe të FNSh kanë rrethuar zonën dhe vijon kontrolli për kapjen e autorit”, njofton policia.
Vetëm dy ditë më parë, në Shirokë të Shkodrës u plagos një tjetër person.





