Policia e Kamzës ka arrestuar në kuadër të operacionit policor të koduar “Paskuqani”, shtetasin Ilson Beqiraj, 21 vjeç, të cilit iu gjet një sasi lëndë narkotike cannabis sativa në banesë.

Kontrolli i banesës së 21-vjeçarit u krye bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative nga policia, se ky shtetas ishte i përfshirë në tregtimin e kanabisit, të cilin e siguronte me sasi të konsiderueshme dhe më pas e shiste me doza të vogla.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.