Policia italiane ka prangosur dy grabitësit serialë, një nga të cilët shqiptar duke i dhënë  fund tmerrit të punonjësve në zyrat postare dhe supermarkete.

Ata akuzohen për disa grabitje me armë dhe dhunë, se fundi edhe për grabitjen në zyrat postare të Alpignano dhe Grugliasco.

Mediat italiane shkruajnë se në pranga u vu 29-vjeçari shqiptar, Arbër Metalla dhe bashkëpunetori i tij italian, Emanuele Ravaneti, 39-vjeç.

Në listën e grabitjeve është edhe sulmi që bënë në një supermarket në qytetin e Torinos. Ata janë kapur nga kamerat e sigurisë, ku shfaqen teksa në kërcënimin e armëve, u merrnin paratë punonjësve.