Në sajë të operacionit policor të koduar “Udhëtimi”, janë sekuestruar 6 mina me telekomandë dhe është arrestuar në flagrancë poseduesi i tyre.
Policia e Lezhës ka prangosur shtetasin Eduard Sinanaj, 40 vjeç, banues në Tiranë ( i dënuar më parë për veprën penale "Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit").
Në aksin rrugor Milot – Lezhë, në vendin e quajtur Ishull Lezhë, u kap me automjetin e tij tip Peugeot që po drejtonte, pasi në bagazh, në një rrotë karroce, kishte fshehur 6 mina me telekomandë të cilat u sekuestruan në cilësinë e proves materiale sëbashku me automjetin.
Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme për veprën penale "Trafikim i armëve dhe municioneve" parashikuar nga neni 278/a i Kodit Penal.





