Pas dy vitesh e shpallur në kërkim nën akuzën për "trafikim personash", një 57-vjeçare ka rënë në prangat e policisë.

Mësohet se shtetasja e arrestuar Gjyle Hajdaraj, banuese në Bajram-Curri, Tropojë, ishte dënuar nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda në qershor të 2016-ës e 15 vite burg.

Ajo akuzohet se në bashkëpunim me Qazim Gjocaj, kanë trafikuar drejt Kosovës një vajzë si prostitutë.

"Kapja dhe ndalimi i saj u bë pasi, Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda me vendim Nr.87, datë 06.09.2016, ka lenë në fuqi vendimin Nr.78, datë 01.06.2016, të Gjykatës së Shkallës Parë për Krimet e Rënda e cila e ka dënuar me 15 vjet burg për veprën penale ‘Trafikimi i personave'", thuhet në njoftimin e policisë.