Një organizatë e trafikut të drogës, që vepronte në krahinat e Guayas dhe Santa Elena, është shpërbërë nga skuadra anti-drogë. Ky grup ishte i përbërë me persona nga Ekuadori, Kolumbia dhe Italia. Ndërsa sipas mediave ekuadoriane, pjesë e kësaj organizate ishte dhe një shqiptare, shkruan El Telegrafo.
Nelson Villegas, Drejtori Kombëtar i Narkotikëve, tha se operacioni u krye të hënën në Port. Sipas tij hetimet ishin përqendruar për të shpërbërë këtë rrjet kriminal, i cili tregtonte sasi të madhe droge në tregjet e Evropës.
Agjentët të cilët zbuluan organizatën vunë re se çdo anëtar i saj kishte funksione të veçanta. Po sipas këtyre autoriteteve, e përfshirë në këtë grup kriminal ishte dhe një shqiptare Alina A.
Rrjeti ndërkombëtar i trafikantëve të drogës kishte koordinatorë dhe njerëzit e sigurisë brenda portit nga ku bëhej kalimi i drogës.





