Një sasi droge që kishte për destinacion Lulzim Cakën, të njohur si ‘i forti’ i Beratit, është kapur mëngjesin e djeshëm.
Droga po futej në ambientet e burgut të Lushnjes.
Besnik Bali është arrestuar nga policia e burgut, ndërsa sasia prej 600 gramësh kanabis është gjetur e fshehur në një pako mishi.
Njoftimi i Policise se Burgjeve:
Në datë 05 tetor 2018, rreth orës 11:45 gjatë kontrollit të shtetasit Besnik Bali në ambjentet e kontrollit në IEVP Lushnje u gjet e fshehur në ushqime sasiae lëndës narkotike, e presuar dhe e paketuar përmes mbështjelljes me natriban.
Droga ishte futur brenda një sasie mishi, të cilën Besnik Bali po ja dërgonte një shtetasi të dënuar, i cili vuan dënimin në IEVP Lushnje.
U kryen të gjithë veprimet procedurale dhe në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë Elbasan dhe u krye arrestimi në flagrancë i shtetasit Besnik Bali.
Gjatë kontrollit në banesën e tij në Elbasan policia gjeti një tjetër sasi lënde narkotike të ngjashme me atë që u kap në IEVP Lushnje. Materialet e çështjes i kaluan Prokurorise së rrethit Elbasan për veprime të mëtejshme.

Lulzim Caka





