Një 49-vjeçar nga Durrësi i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është arrestuar me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

Bëhet fjalë për shtetasin Ermir Dervishi i dënuar me burgim të përjetshëm, për kryerjen e veprës penale “Vrasja".

NJOFTIMI I POLICISË

Forcat e Posaçme Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe me Zyrën e Interforcës të Policisë italiane, pas informacioneve të marra dhe një pune të mirëorganizuar,  arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimin drejt Italisë, shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

• Ermir Dervishi, 49 vjeç, banues në Durrës. 

Shtetasi Ermir Dervishi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit të Alessandrias, në datën 18.02.1999 e ka dënuar me burgim të përjetshëm, për kryerjen e veprës penale "Vrasja".

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.