Një tjetër person nga Durrësi, i kërkuar dhe i dënuar me burg për prodhim të narkotikëve, është vënë në pranga.
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Forcat e Posaçme Operacionale në DVP Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, kapën dhe ndaluan shtetasin:
-Shpëtim Kajmaku, 42 vjeç, banues në lagjen nr.17 Durrës.
Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, në vitin 2017 e ka dënuar me 3 vjet e 17 ditë burg, për veprën penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”.
Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim pasi në vitin 2016, në aksin rrugor Fushë Drac- Kepi i Rodonit, pas kontrollit të ushtruar nga ana e shërbimeve të Policisë në mjetin e tij tip Furgon janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 324 fidanë të dyshuara Canabis sativa.
Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.





