Policia italiane ka shkatërruar një organizatë kriminale shqiptarësh. Në pranga është vendosur edhe kreu i kësaj organizate, një 29-vjeçar shqiptar.
Arrestimi i Julian Tares është bërë në Belgjikë dhe sipas autoriteteve të Viterbos, Lazio, ai ishte duke u nisur për në Tiranë kur është prangosur.
“Është arrestuar një i kërkuar i rrezikshëm”, – konfirmoi Kuestori Giancarlo Sant’Elia. Tare është dërguar në Itali dhe është vënë menjëherë në qeli.
Ndërsa komandanti i grupit hetimor është shprehur se është shkatërruar grupi që kishte monopolin e kokainës në Viterbo. Gjatë operacionit ‘Agimi i ri’, policia ka sekuestruar dhe 4 kilogramë kokainë dhe një shumë të konsiderueshme parash.





