Karabinierët kanë vënë në pranga një 34-vjeçar shqiptar të kërkuar prej kohësh në Itali.

Bekim Ymeri, 34 vjeç, u arrestua mbrëmjen e djeshme në aeroportin “Falcone Borsellino” në Palermo me ndihmën e personelit të policisë në detyrë në aeroport.

Ai u ndalua gjatë kohës që priste në aeroport për të fluturuar drejt Milanos, me një dokument të ligjshëm por me të dhëna personale të ndryshme nga ato që nxorën autoritetet.

Për Ymerin në dhjetor të vitit 2012 u dha dënimi me 2 vite e 10 muaj burg për trafik droge. Por ai kishte mundur t’i shpëtonte dënimit duke u arratisur. Tani atij i duhet të vuajë dënimin e mbetur prej 1 viti e 10 muaj, shkruajnë mediet italiane.