Kapet një tjetër person në kërkim ndërkombëtar, i dënuar nga drejtësia italiane për përdhunim, rrëmbim e vepra të tjera penale.
I arrestuari është Erind Bicerri, 30 vjeç, banues në Tiranë.
Operacioni nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, Departamenti i Policisë Kriminale dhe Interpol Tirana u zhvillua në rrugën ”Arkitekt Sinani”, Tiranë, ku u bë e mundur kapja e 30-vjeçarit.
Arrestimi i përkohshëm i tij u krye pasi Bicerri ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma. Gjykata e Apelit Milano/ Itali e ka dënuar këtë shtetas me 7 vjet burg për kryerjen e veprave penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë”, “Rrëmbim” dhe vepra të tjera.
Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Romën vijojnë punën për ekstradimin e tij drejt Italisë.





