Policia ka bërë të mundur arrestimin e të shumëkërkuarit Shahin Abazi. Ai ishte shpallur në kërkim për grabitjen me armë të dy karburanteve në Sarandë si dhe për një sërë vjedhjesh nëpër markete e dyqane dhe vjedhje motorësh. Mësohet se 21-vjeçari po tentonte të ikte mbrëmë me autobus drejt Tiranës, kur është kapur nga uniformat blu.
Policia e Sarandës ka marrë informacion dhe ka ndjekur autobusin duke e ndaluar në aksin Sarandë-Gjirokastër dhe ka ndërhyrë duke kapur Abazin. Ai ka pranuar në Komisariat grabitjen me arme në bashkëpunim të dy karburanteve më 28 dhjetor 2017.
Gjithashtu, ai ka pranuar të jetë pjesë e grupit të grabitësve me maska të marketeve dhe dyqaneve në Sarandë. Abazi dyshohet dhe për vjedhje motorësh, ndërsa ka qenë i dënuar më parë për vjedhje, dhe po hetohet për disa ngjarje të tjera.
(Në videon më poshtë, pamjet e grabitjes me armë dhe thikë para 3 muajsh në Sarandë)





