Arrestohet në flagrancë një pedofil në Durrës, që ka ngacmuar dy vajza të mitura 10 e 11 vjeçe në urbanin e linjës Durrës – Porto Romano.
Specialistët për Krimet arrestuan Ilmi Sulejmanin, 64 vjeç, banues në Durrës.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 11, në autobusin e linjës Durrës – Porto Romano. Sipas policisë, ai ka ngacmuar me shikime, gjeste dhe fjalë shtetaset e mitura me iniciale K.M. 10 vjeçe dhe K.M. 11 vjeçe.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vepra të turpshme” parashikuar në nenin 108 të Kodit Penal.





