Policia e Shkodrës kanë vënë në pranga shtetasin Ilir Bajrami, i cili ishte shpallur në kërkim në Greqi për vrasje.

40-vjeçari, banues në Shkodër, rezulton i dënuar me 25 vite burg për vrasje.

Bajrami vrau me mjet prerës një shtetas grek më 15 gusht të vitit 2001 në Athinë.

"Kapja dhe ndalimi i Ilir Bajramit u bë pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendim nr.35, datë 11.04.2017, ka njohur vendim e autoriteteve të drejtësisë greke ku shtetasi Ilir Bajrami është i dënuar me 25 vite burg, për vrasjen e një shtetasi grek me thikë më 15.08.2001 në Athinë, Greqi", raportoi policia.

Materialet hetimore i kaluan për ndjekje Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për veprën penale "Vrasja me paramendim", parashikuar nga neni 78 i Kodit Penal.