Një biznesmeni në qytetin bregdetar i është gjetur një sasi e konsiderueshme vaj cannabis dhe pluhur cokollate cannabis në banesën e tij, pas një kontrolli të befasishëm nga policia e Vlorës.
Sipas njoftimit zyrtar të prokurorisë, bëhet fjalë për shtetasin Shahin Zanaj, 61 vjeç, banues në lagjen 24 maji Vlorë.
Në njoftimin e prokurorisë thuhet se gjithashtu u ushtrua kontroll edhe në aktivitetin privat bar restorant në Rradhimë Vlorë po nuk u gjet gjë e kundraligjshme.
Sasia e gjetur është e konsiderueshme po nuk është peshuar pasi grupi hetimor është duke kryer veprime ende.





