Një 37-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka kanosur me armë fqinjin. Ngjarja në fjalë ka ndodhur në Babrru, në Tiranë aty ku banon edhe shtetasi i prangosur, Emiljan Pjetra 37 vjeç.
Ky shtetas në rrugën "5 Maji", për motive të dobëta ka kanosur me armë gjuetie shtetasin A. R., 33 vjeç, banues në Babrru, Tiranë.
Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës material 1 armë gjuetie dhe 7 copë fishekë me mbishkrimin "Cheddite 12" ( të cilat i ka me leje) dhe 2 thika me doreza në kushtet e armës së ftohtë.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale "Kanosje" dhe "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta", parashikuar nga nenet 84 dhe 279 të Kodit Penal.





